Rreth Meje

Idlir Sulstarova

Idlir Sulstarova

Ish-Specialist në Ministrinë e Arsimit

Nuk kam asnjë lidhje aktuale me universitete apo institucione arsimore. Platforma është krejtësisht e pavarur, duke siguruar zgjidhje objektive bazuar vetëm në përvojën time profesionale dhe të dhënat publike. Të gjitha shërbimet janë 100% falas.

Eksperienca Ime

Ministria e Arsimit dhe Sporteve

7+ vjet përvojë në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor

Partizan i vendimmarrjes bazuar në të dhëna

Mjetet dhe Shërbimet Tona

Sistemi i parë plotësisht transparent i renditjes së universiteteve publike në Shqipëri, bazuar në kritere të matshme dhe të dhëna të verifikueshme. Përditësohet rregullisht.

Llogarit mundësitë e pranimit në programet e studimit bazuar në notën mesatare.

Llogarit mesataren sipas formulës zyrtare VKM për aplikim në universitetet publike.

Gjej programin që përshtatet më mirë me interesat dhe aftësitë e tua akademike.

Kontrollo statusin e akreditimit për institucionet e arsimit të lartë dhe programet e studimit në Shqipëri.

Informacion për afatet e për bursa, praktika, aplikime, regjistrime, etj. Mundësi abonimi falas për të marrë përditësime të rregullta me afate që skadojnë mjafton të regjistroni adresën e emailit me një klikim.

Transparencë e plotë e angazhimit personal në projekt.

Burimet e të Dhënave: Platforma bazohet vetëm në të dhëna publike nga institucione zyrtare, raporte statistikore dhe analiza të detajuara të programeve të studimit.