Renditja e Universiteteve Publike

Përditësuar në: 09 Kor 2025

Renditja e universiteteve publike shqiptare bazuar në transparencë dhe llogaridhënie.

Njoftim i Rëndësishëm

Renditja e universiteteve publike bazohet në të dhëna zyrtare për llogaridhënie publike. Plotësisht e pavarur.

Personalizoni Peshat e Renditjes

Totali: 100%
Sistemi normalizon automatikisht në 100%
# Institucioni i Arsimit të Lartë Pikët
(0-100)
Viti Akreditimi institucional
(vite)
H-Index Mesatarja e Studentëve
(shkalla 5-10)
Transparenca
1 Logo Universiteti i Mjekësisë, Tiranë Universiteti i Mjekësisë, Tiranë 72,38 2013 5,5 vjet 34 9,08
2 Logo Universiteti Politeknik i Tiranës Universiteti Politeknik i Tiranës 63,50 1991 4,5 vjet 36 8,64
3 Logo Universiteti i Sporteve të Tiranës Universiteti i Sporteve të Tiranës 59,19 2010 4,5 vjet 9 6,88
4 Logo Universiteti Bujqësor i Tiranës Universiteti Bujqësor i Tiranës 58,27 1951 4,5 vjet 45 7,45
5 Logo Universiteti i Tiranës Universiteti i Tiranës 58,12 1957 3,7 vjet 49 8,28
6 Logo Universiteti i Arteve Universiteti i Arteve 53,63 2011 5,0 vjet 1 7,68
7 Logo Akademia e Sigurisë Akademia e Sigurisë 53,51 2015 5,0 vjet 1 7,66
8 Logo Universiteti "Ismail Qemali", Vlorë Universiteti "Ismail Qemali", Vlorë 50,01 1994 4,0 vjet 21 7,48
9 Logo Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani" Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani" 48,29 1991 4,5 vjet 13 6,92
10 Logo Universiteti "Fan S. Noli", Korçë Universiteti "Fan S. Noli", Korçë 47,85 1992 4,5 vjet 7 7,06
11 Logo Universiteti "Aleksandër Moisiu", Durrës Universiteti "Aleksandër Moisiu", Durrës 47,72 2005 4,0 vjet 17 7,24
12 Logo Universiteti "Eqrem Çabej", Gjirokastër Universiteti "Eqrem Çabej", Gjirokastër 44,96 1971 3,5 vjet 15 6,74
13 Logo Akademia e Forcave të Armatosura Akademia e Forcave të Armatosura 40,86 1961 3,0 vjet — 7,81
14 Logo Universiteti "Luigj Gurakuqi", Shkodër Universiteti "Luigj Gurakuqi", Shkodër 39,49 1957 3,0 vjet 4 7,44

Të dhënat e impaktit kërkimor janë marrë nga Albanian National H-index Ranking.

Rreth Indeksit të Transparencës

Indeksi i Transparencës pikëzon institucionet bazuar në publikimin e të dhënave në faqet zyrtare web për kategoritë e mëposhtme:

Kategoria Formati i kërkuar
Punësimi i të diplomuarve
Të paktën për studentët 6 muaj pas diplomimit dhe në nivelin master. Të jetë e saktësuar edhe metodologjia e mbledhjes së të dhënave dhe kampjoni përkatës
Personeli akademik me PhD
Të paktën informacion mbi numrin e personelit akademik me kohë të plotë që zotëron PhD të fituar në një vend të BE/OECD, në raport me numrin total të personelit akademik me kohë të plotë të angazhuar pranë institucionit
Nota mesatare
Mesatarja e të gjithë maturantëve të pranuar (në vitin e I-rë) në programet Bachelor dhe Master të integruar, të paktën për vitin aktual/të fundit dhe në nivel institucioni
Tarifat
Informacion i detajuar dhe i përditësuar për tarifat e shkollimit
Kërkimi shkencor
Informacion mbi të gjitha publikimet kërkimore (artikuj, konferenca, monografi, etj) të secilit anëtar të personelit akademik me kohë të plotë, për të paktën vitin e fundit të plotë

Pikët: 0 (asnjë kategori) deri në 20 (të gjitha kategoritë). Indeksi i transparencës zë 20% të përllogaritjes së pikëve totale.

Institucionet që dëshirojnë të përditësojnë të dhënat mund të na kontaktojnë në transparenca@programi.al duke përfshirë edhe adresën web ku janë publikuar ato.